Ndiq episodin e parë të Think Big me Vasil Naçin

17 Maj, 2021
Rikthehemi me sezonin e dytë të ThinkBIG, këtë herë me më shumë energji dhe me histori suksesi që kanë për të ndikuar te çdokush që do t’i shohë. Ky sezon do startojë këtë të martë më 18 Maj, ora 20:05 në kanalet e Business Magazine, me një episod të “jashtëzakonshëm”, ku i ftuar është Vasil Naçi.
Njeriu që ka krijuar një nga kompanitë e para të distribucionit në Shqipëri në vitin 1991 në një moshë fare të re. Kompani e cila ka prezantuar në Shqipëri një sërë markash prestigjioze në fushën e ushqimit dhe pijeve dhe i ka sjellë ato në çdo cep të vendit, në çdo shtëpi dhe çdo familje.
Sipërmarrësi dhe historia e tij drejt zhvillimit të biznesit dhe fiksimi i tij i vazhdueshëm për rritjen personale dhe profesionale. Rritjen dhe Lidershipin i ka bërë pjesë të rutinës së tij personale dhe të mijëra njerëzve që punojnë në kompaninë e tij apo bashkëpunojnë në njëfarë mënyrë me AgnaGroup.
Çfarë bën ai për të qëndruar me bizneset e tij në majë të renditjeve të suksesshme. Në këtë transmetim, do të bëjmë një udhëtim brenda ambienteve të Agna-s, për të vështruar nga afër dhe për të zbuluar se si është një ditë në jetën e një kompanie të këtij dimensioni.
Dhe do të përjetojmë një pjesëz të vogël me këshilla mbi vlerat, kulturën e organizatës dhe lidershipin!
Na ndiqni! https://thinkbig.al/

Lër nje koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet.