Në episodin e tretë, Think Big hyri në brendësi të një ndër kompanive më të mëdha të sigurimeve në Shqipëri, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group. Nën drejtimin e stafit të SIVIG, Gerti dhe Neada na zbuluan dalëngadalë se si operon një kompani në tregun e sigurimeve, cilat janë sfidat dhe risitë që sjell SIVIG dhe si e kaluan periudhën e vështirë të pandemisë.
Përpos informacionit mbi kompaninë, ky episod ndërgjegjëson dhe informon të gjithë audiencën mbi rëndësinë e shërbimeve të sigurimit, kostot dhe shërbimet specifike si dhe pritshmëritë që klientët duhet të kenë në momentin që sigurohen.
Ndiqni episodin e tretë të Think Big!
Si lindi koncepti i sigurimeve, si u zhvillua dhe përse u shfaq nevoja për të? Për të gjitha këto tregon Klaidi Çitozi, CEO i Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group:
-”Unë besoj që format e para të sigurimeve kanë lindur me njerëzimin. Në thelb sigurimet janë skemë solidare, pra, paguajnë një bazë e gjerë klientësh dhe dëmshpërblehet ai që i ndodh një fatkeqësi.”,- shpjegon ai.
Një bisedë e gjatë u zhvillua edhe me drejtoreshën e departamentit të risigurimeve, Elda Berberi, e cila na parashtroi gjithë procesin e risigurimeve dhe rolin që merr kompania në raste katastrofash natyrore si: pandemia, tërmeti etj. Padyshim në këtë episod nuk mund të ngelej prapa inovacioni në kompaninë SIVIG, i cili kishte ardhur në formën e një aplikacioni të quajtur SIVIG Online që mundësonte përvetësimin e gjithë shërbimeve trë SIVIG nëpërmjet telefonit.
Për më tepër ndiqni episodin e tretë të Think Big në kanalin e Youtube të Business Magazine dhe ndiqni rrjetet tona sociale për të marrë të parët njoftimin për episodet e reja.
I constantly look forward to reading your posts. Thanks for sharing your thoughts and ideas with us.
Excellent read, it really grabbed my attention.