Rikthehemi me një format të ngjashëm me atë të sezonit të parë, por me ndryshime në përmbajtje.

Cili është formati ynë?

Identifikojmë sipërmarrës të ndryshëm ose CEO, të cilët ofrojnë perspektiva punësimi dhe shpresë dhe shkojmë i intervistojmë në ambientet e tyre

Përmbajtja orientohet tek:

  • pasqyrimi i modelit të zhvillimit të një biznesi të suksesshëm, duke u orientuar edhe tek
  • përballja me sfidat e rënda, siç ishin termeti dhe pandemia dhe
  • forca e njerëzve që punojnë aty.

Në të njëjtën kohë, fokusohemi tek zhvillimi i njerëzve në profesione të caktuara, për të cilat ka kërkesë nga punëdhënësit. Trajtimi i njerëzve, mënyra se si zhvillohen tek ky biznes si edhe cilat janë oportunitetet që shfaqen për punësim në këto biznese janë pjesë thelbësore të programit.

Inspirojmë dhe ndezim shpresën!

Sipërmarrësit shohin oportunitet në vështirësi. Kjo është një pjesë përbërëse e të qenurit inovativ. Kjo tregon një mënyrë se mbi vështirësi ngrihet shpresa për të kapërcyer pengesat.

Ndaj, në këtë kuadër shihet edhe biseda me CEO / Drejtues, se:

  • si kompani të ndryshme u përballën me krizën,
  • cilat ishin mënyrat / taktikat që përdoren për ta kapërcyer atë.
  • Si e shohin të bërit biznes në këto kohë?
  • A kanë ndryshuar perspektivën e tyre dhe Çfarë kanë ndryshuar në aspektin menaxherial të operacioneve?
  • Si mund të jenë më të përgatitur në të ardhmen?
  • Sa i rëndësishëm ka qenë roli i lidershipit dhe marrja e vendimeve të duhura në këto situata?
  • Çfarë mësimesh janë marrë nga sipërmarrësit?
  • Si e shikojnë të ardhmen?
  • Në vazhdën e punës se tyre cilat janë nevojat e reja për burime njerëzore?
  • A ofrojnë ato mundësi punësimi dhe angazhimi? Nëse po, në cilat profesione?
  • A kanë ndryshuar kërkesat për profesionet bazuar në perspektivën e re të biznesit në të ardhmen?

Të gjitha këto përgjigje ne i kemi nga intervista me sipërmarrësit apo drejtuesit përkatës të kompanisë apo të një departamenti të caktuar.

 

Zbulojmë dhe ju orientojmë drejt karrierave me të ardhme!

Për këtë arsye ne bëjmë elementë të ri të show-t Profili i Punonjësit (një dëshmitar real) që kërkohet të punësohet. Punonjësit / tregu i punës, janë pjesa më e prekur nga kriza.

Duke kaluar fokusin edhe tek punonjësi përveç sipërmarrësit apo CEO-s, me anë të ilustrimit të një dite pune, ndjekur me xhirimet në biznes, tregojmë përballjen me situatat e vështira nga këndvështrimi i tij. 

Tregojmë njëkohësisht edhe forcën dhe rëndësinë që përbëjnë punonjësit në suksesin apo rënien e një kompanie. 

  • Kjo realizohet nëpërmjet intervistave të shkurtra me drejtuesit e burimeve njerëzore apo me punonjës të ndryshëm në vendin e punës, gjatë një dite pune. 

Drejtuesi i emisionit do të angazhohet në një ditë pune dhe të cekë proceset e punës në biseda me burimet njerëzore apo të punësuar të ndryshëm që përmbushin procese të ndryshme. 

Nga biseda me to nxjerrim dhe vëmë në dukje për ju:  

  • Cilat janë pozicionet e punës që janë më të prekur nga kriza?
  • Si janë përballur punonjësit dhe si ia kanë dalë ta kapërcejnë këtë situatë?
  • Cili është profesioni apo roli / funksioni që po kërkohet më shumë në biznesin që operon në një industri të caktuar?
  • Çfarë roli realizon në përditshmëri? 
  • Çfarë karakteristikash duhet të ketë një person që do të punojë në këtë pozicion? Çfarë edukimi, nivel përgatitor, eksperience duhet të ketë? 
  • Cilat janë aftësitë që nevojiten për të përmbushur këtë pozicion pune? 
  • Është profesion i ri apo i trashëguar nga e kaluara? Si ka ndryshuar në kohë? Nëse është i ri, sa e vështirë është të gjesh persona të përgatitur për këto profesione të reja?
  • Çfarë ofron në këtë kuadër tregu i punës, edukimi aktual dhe kompania në vetëvete?

 

Për të gjetur përgjigje për disa prej këtyre pyetjeve ne angazhojmë edhe- Ekspertë të HR të kompanive, ekspertë nga kompani / organizata të specializuara që merren me tregun e punës dhe profesionet. Ato ndajnë me ne qëndrimet e tyre, bazuar në përvojën ekzistuese të tyre në treg. 

Duke e parë nga një këndvështrim më i gjerë në nivel makro tregun e punës, luhatjet e kërkesave dhe ofertave në sektorë të ndryshëm mund të krijojmë një vizion më të qartë se ku po orientohet e ardhmja e biznesit, e punës dhe profesioneve. 

Çfarë objektivash arrijmë me këtë format?

  • Ne tentojmë të krijojmë një format atraktiv që angazhon më shumë se thjesht sipërmarrësin/CEO-n 
  • Tregojmë proceset reale të punës dhe njerëzit që merren me to në një biznes, duke demonstruar impaktin që realizon ai biznes në shoqëri nëpërmjet produktit, shërbimit dhe numrit të të punëesuarve që ka. 
  • Synojmë të orientojmë audiencën drejt bizneseve/sektorëve/ industrive që ia kanë dalë të përballojnë krizat dhe po funksionojnë me sukses. Këto biznese dhe sektorë që tregojnë qëndrueshmëri edhe në kohë krize dhe premtojnë të ardhme do të jenë oportunitet për publikun e interesuar që të jetë i informuar mbi profesionet e kërkuara në këto industri. 

Si rrjedhim, mund të arrijmë të mundësojmë konkretizimin e interesit të të punësuarit për këto biznese nëse mendon se i përmbush kërkesat apo ka aftësitë e nevojshme. Gjithashtu, kandidati për punë mund të orientohet drejt ndjekjes së trajnimeve/kurseve të specializuara që do ta çojnë drejt këtij punësimi.

Thirrje për Aplikime për Punësim dhe orientim se ku mund të aplikoni (Website dhe pozicione të caktuara) do të jenë pjesë e Show-t. Të gjitha thirrjet për aplikime / njoftimet për punësimi pasqyrojmë dhe në faqen e dedikuar të ThinkBig.

Me ndërtimin e kësaj faqeje të dedikuar për ThinkBig kërkojmë të krijojmë një komunitet të ndjekësve të emisionit, ku keni mundësi t’u riktheheni episodeve të ndryshme dhe të mund të ndërveproni duke aplikuar për pozicione të caktuara pune. Pozicionet e punës mund të gjenerohen nga takimet me kompanitë pjesëmarrëse në emision dhe të qëndrojnë të publikuara aty për një periudhë të caktuar kohe. 

Faqja jonë është aktive dhe në periudhat kur emisioni do të ketë përfunduar sezonin. Këtu do t’ju “ushqejmë” me informacione të vlefshme mbi zhvillimet e fundit nga biznesi vendas dhe oportunitet e punësimi. 

Në këtë faqe gjeni të zbardhura emisionet. Ky format përshtatet në formë artikujsh të shkurtër me këshillat dhe thëniet e gjeneruara nga bisedat gjatë emisioneve. Mendojmë se ky kontent është i vlefshëm dhe në afatgjatë për ta kthyer Website e ThinkBig në një mjedis inspirues dhe edukues në të njëjtën kohë. 

Cili është targeti dhe audienca jonë

Ky është një program që mund të ndiqet nga një audiencë e gjerë, por targeti kryesor janë të rinjtë. Shumica e tyre kanë nevojë të aftësohen për t’u orientuar në tregun e punës drejt pozicioneve të reja që ofrohen nga tregu, të cilat premtojnë të ardhme. Në të njëjtën kohë, intervistimi i sipërmarrësve apo CEO-ve, punonjësve aktualë dhe ekspertëve të burimeve njerëzore shërbejnë më së miri si këshillues karriere për pozicione pune konkrete. 

Të rinjtë janë përdoruesit kryesorë të rrjeteve sociale, ku programet upload-ohen dhe mund të aksesohen në formë podcast. 

Realizimi

Ky projekt realizohet nga New Media (BMA), e cila tashmë ka edhe përvojën e suksesshme të realizimit të sezonit 1 në formatin THINK BIG. Për kërkesa ekstra të këtij projekti të ri, New Media do të bashkëpunojë me ekspertë të njohur komunikimi dhe staf të mirëfilltë teknik për realizim projektesh televizive.

 

Kush përfshihet?

Programi përfshin takime dhe situata pune në kompani të ndryshme. Xhirojmë në ambjentet e brendshme dhe komunikohen pamje apo të dhëna që një biznes partner i projektit dëshiron të komunikojë. Kjo përbën një formë moderne marketingu. Kjo është një arsye më shumë që bizneset të jenë partnerë në këtë projekt.

 

Cili është episodi ynë “tip”

Ky program zhvillohet pranë biznesit, ndaj planifikojmë 6 biznese partnere.

Për secilin nga bizneset partnerë të këtij projekti, realizojmë një vizitë në biznesin e tyre dhe intervistojmë CEO/Sipërmarrësin. Ai na tregon ambientet e punës, ndërkohë që bashkëbisedojmë me të. Gjatë vizitës në ambiente na prezanton me punonjës të ndryshëm që kryejnë procese të ndryshme. Duke parë rëndësinë e proceseve dhe sa interesante janë këto procese për t’i njohur, ne do të përzgjedhim me cilin prej tyre do të thellojmë bisedën. 

Sipërmarrësi / CEO, më pas na pret për një interviste tip Fireside Chat, në një mjedis që mund të jetë zyra e tij apo diku tjetër. 

Nisur nga trajtimi i bisedës me sipërmarrësin dhe ndjekja e një dite pune me punonjësin ne përzgjedhim momentet dhe pikat më të rëndësishme të bisedës për t’i renditur në montazh. Ato përcjellin mesazhe sa më koncize dhe të qarta tek shikuesi. 

Pas montazhit shikohet nevoja për të marrë dhe opinionin e ekspertit, mbi një profesion të caktuar në një industri të caktuar. Si është e tashmja dhe si është oferta / kërkesa për këtë profesion. Si do të jetë perspektiva dhe cilat janë aftësitë që duhet të fokusohet dikush për t’u angazhuar në atë profesion?

Të 3 elementët: Sipërmarrësi & Dr.i burimeve njerëzore/apo Punonjësi & Këshilluesi do të ndërlidhen për të krijuar një program të rrjedhshëm dhe interesant për shikuesin. 

Moderatori ka rol të rëndësishëm, pasi përveç faktit se duhet të intervistojë personazhet është mirë të angazhohet, duke i provuar apo testuar punët personalisht. Me nota humori pyet dhe kupton arsyet nëse ai është i përshtatshëm apo nuk është i përshtatshëm për një profesion të caktuar. 

Intervista e plotë e Sipërmarresit / CEO-s është për transmetim në kanalin e YouTube të Business Mag.