Think Big 2 – Gërshetimi i digjitalizimit dhe inovacionit në Raiffeisen Bank!

15 Qershor, 2021

Në episodin e dytë të Think Big hymë brenda një ndër bankave më të mëdha në rajon, Raiffeisen Bank. Prej shumë vitesh, e kryesisht vitet e fundit, Raiffeisen Bank ka sjellë shërbime dhe produkte novatore për të lehtësuar marrëdhënien midis klientit dhe bankës.

Në pjesën e parë të këtij episodi, moderatorja jonë takohet me Alda Shehu-n, drejtoreshën e strategjisë dhe inovacionit të Raiffeisen Bank. Ndër të tjera Alda na shpjegon se si Raiffeisen i bëri ballë pandemisë duke krijuar ura të reja lidhëse me konsumatorët. 

-”Sfida jonë kryesore ishte që të mos ndërprisnim në asnjë moment shërbimet tona nëpër degë. Kolegët tanë ishin më të ekspozuarit dhe prioriteti për ne ishte të krijonim një ambient sa më të sigurtë, për kolegët tanë në degë por mbi të gjitha për klientët. Pandemia gjithashtu, na solli një mënyrë komplet të re të të punuarit, të punuarit nga shtëpia dhe pandemia e sfidoi këtë lloj frike deri më sot ku ne vazhdojmë të punojmë nga shtëpia.”,- shprehet ajo.

Në vazhdim të bisedës, Alda na njohu dhe me risinë më të re, SmartPay, një smartwatch e cila përdoret për të bërë pagesa kudo ku ndodheni. Gjithçka që duhet të bëni është të afroni byzylykun në aparatin ku merret pagesa. Por Raiffeisen ka menduar edhe për t’u qëndruar sa më pranë klientëve duke u përgjigjur të gjitha pyetjeve të tyre në kohë reale, me krijimin e një chatbot-i në formë gruaje me emrin RONA.

Divizioni i brendshëm teknologjik ishte destinacioni tjetër i yni, aty ku realizuam një bisedë të këndshme me Elvis Xhaxho-n, kryespecialist i Bankingut Digjital. Elvisi na tregoi për Digital Tribe, i cili ndihmon në implementimin e produkteve dhe shërbimeve digjitale që Raiffeisen Bank sjell në treg si dhe të gjitha produktet digjitale që janë sjellë ndër vite.

Ndërsa vizitojme ambientet e Raiffeisen, Nerta Haruni, kryespecialiste e Core Banking Services na tregon më në detaje për funksionim e produkteve të Raiffeisen. 

Drejt fundit nuk mund të lihej pa vizituar zona digjitale e Raiffeisen, ku kryhen të gjitha funksionet e bankës në mënyrë digjitale pa patur nevojë për ndihmën e një punonjësi të bankës. 

Për të parë më tepër nga vizita jonë në Raiffeisen Bank, ndiqni episodin e dytë të Think Big, në llogarinë e Youtube të Business Magazine.

Lër nje koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet.

3 comments on “Think Big 2 – Gërshetimi i digjitalizimit dhe inovacionit në Raiffeisen Bank!

  1. I need to to thank you for this good read!! I certainly enjoyed every little bit of it. I have got you book-marked to check out new things you postÖ

  2. I always enjoy reading your posts. Thanks for sharing your insights and ideas with your readers.

  3. This post is very informative and useful. I gained a lot from it. Keep up the good work.