Pas suksesit të episodit të parë, Think Big vjen me një episod të ri këtë të mërkurë. Këtë episod fokusi do të vendoset mbi inovacionin dhe pikërisht inovacionin në një bankë shqiptare.
Mënyra si jemi mësuar ta shohim ne bankën në jetën tonë të përditshme është nëpërmjet disa godinave të mëdha, sporteleve me xhama dhe punonjësve me uniformë përtej tyre. Bankat janë institucionet më të rëndësishme, të cilat mbështesin individët dhe bizneset në menaxhimin e financave të tyre.
Këtë herë do të shohim bankën nga një tjetër perspektivë.
Në episodin e dytë për këtë sezon të ThinkBig do të jemi brenda njërës prej bankave më të mëdha në vend dhe në rajon. Me një historik më shumë se 100 vjeçar në gjithë botën dhe 17 vjeçar në Shqipëri, Raiffeisen Bank vazhdimisht investon në produkte dhe shërbime novatore duke u ofruar klientëve të saj një marrëdhënie gjithmonë e më pozitive me bankën.
Në këtë vizitë do të njohim më thellë se si po ndryshon banka si institucion në këto kohë transformuese që po jetojmë dhe si ndikoi kriza e gjeneruar nga pandemia në sjelljen e Bankës, duke folur për sfidat më të mëdha dhe mënyrën si Raiffeisen Bank i adresoi këto sfida.
Në këtë episod, këto çështje do t’i trajtojmë me Drejtoreshën e Strategjisë dhe Inovacionit, Zj. Alda Shehu, me drejtues të Departamentit të Digital Tribe dhe njerëz të cilët punojnë çdo ditë me inovacionin në shërbim të klientëve.
Nuk do të mungojnë as këndvështrimet e klientit biznes, mbi mënyrën se si kjo përqasje inovatore e bankës ka ndikuar në përmirësimin e ecurisë së sipërmarrjes së tij.
- Si është bërë e mundur për një institucion të kësaj madhësie një përqasje e tillë kundrejt Inovacionit?
- Si ka evoluar marrëdhënia e bankës me inovacionin ndër vite?
- A po ndryshojnë proceset e zhvillimit të biznesit bankar në këtë periudhë?
- A po kalojmë në ofrimin e produkteve të reja, të ndryshme nga ato të cilat industria ka ofruar ndër vite?
- Si ka qenë e mundur që kjo qasje të përkthehet në vlerë kundrejt klientëve dhe cili është roli i bankave në një ekonomi të re, tashmë digjitale drejt të cilës gjithë bota ka përshpejtuar hapat?
Për këto dhe shumë të tjera, ndiqni Think Big, premierë, të mërkurën, më datë 9 Qershor, ora 20:15 në kanalin e Youtube dhe Watch Party në Facebook Live.
I need to to thank you for this good read!! I certainly enjoyed every little bit of it. I have got you book-marked to check out new things you postÖ
Your article has motivated me to take action. You have provided some fantastic advice. Thanks for posting.
This article pushed me to re-evaluate some of my assumptions, well done.