ThinkBIG Show | 8 korrik 2021
Në episodin e radhës të Think Big sjellim CardoAi, një ndër startup-et më të suksesshme në fushën e Fintech.
Në këtë episod do të gjeni pasqyrimin e një modeli të zhvillimit të një biznesi të suksesshëm teknologjik që operon në 3 shtete, duke u orientuar edhe te përballja me sfidat e rënda siç ishin tërmeti dhe pandemia. Në emision flasin drejtuesit e kompanisë CardoAI, të cilët na tregojnë rrugëtimin e tyre, fillesat dhe strategjitë e përdorura në drejtimin e një kompanie që ka dhjetëra të punësuar dhe krijon produkte teknologjike për një treg global.
CardoAI dhjetorin e kaluar është përgjedhur si Startupi i vitit për 2020. Por jo vetëm kaq, rezulton se kompania ka marrë shumë çmime në kompeticione ndërkombëtare.
Ndiqni #ThinkBig, premierë, të martën, më 13 Korrik, ora 20:15 në kanalin e Youtube dhe Watch Party në Facebook Live.

ThinkBIG Newsletter
Çdo javë: momentet më të mira nga podcasti, mësimet e të ftuarve dhe njoftimet e para për eventet ThinkBIG.