ThinkBig Podcast | 15 tetor 2026
Në episodin e radhës të podcastit **“Think Big”** nga Business Magazine Albania, diskutuam mbi kuadrin e ri për shqyrtimin e investimeve të huaja direkte në Shqipëri dhe ndikimin që ky mekanizëm pritet të ketë në mjedisin e biznesit.
Të ftuar ishin **Adrian Shehu**, Kryetar i Komitetit të Investimeve, dhe **Albana Karapanco**, Kryetare e Komitetit Ligjor në AmCham Albania, të cilët ndanë perspektivat e tyre mbi rëndësinë e këtij mekanizmi, transparencën në procesin e zbatimit dhe nevojën për një ekuilibër mes sigurisë kombëtare dhe nxitjes së investimeve të huaja.
Diskutimi u zhvillua në kuadër të projektit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, të financuar nga **CIPE**, që synon prezantimin e kuadrit të ri rregullator dhe informimin e komunitetit të biznesit.
🎙️ Ndiqni bisedën e plotë në podcastin **“Think Big”**, në kanalin YouTube të Business Magazine Albania.
ThinkBIG Newsletter
Çdo javë: momentet më të mira nga podcasti, mësimet e të ftuarve dhe njoftimet e para për eventet ThinkBIG.