ThinkBig Podcast | 8 tetor 2026
Më 14 tetor, Piramida e Tiranës do të jetë në qendër të Piramida Fest, një eventi që synon të sjellë një përvojë të veçantë për publikun. Por çfarë do të ndodhë gjatë kësaj dite dhe çfarë mund të presin pjesëmarrësit?
Në episodin e radhës të ThinkBig mirëpresim Martin Matën, CEO i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), për një bisedë kushtuar Piramida Fest dhe ideve që qëndrojnë pas organizimit të këtij eventi.Gjatë intervistës, Mata ndan detaje mbi konceptin e festivalit, atë që synon t’i ofrojë publikut dhe rëndësinë e aktiviteteve që krijojnë hapësira të reja për angazhim, bashkëpunim dhe përvoja të përbashkëta.
Pse duhet të jeni pjesë e Piramida Fest? Çfarë e bën të veçantë këtë organizim dhe cilat janë surprizat që i presin vizitorët? Përgjigjet vijnë në intervistën e plotë të ThinkBig, e cila do të publikohet nesër në kanalin YouTube të Business Magazine Albania.
ThinkBIG Newsletter
Çdo javë: momentet më të mira nga podcasti, mësimet e të ftuarve dhe njoftimet e para për eventet ThinkBIG.