ThinkBIG Show | 23 korrik 2021
Vasil Bedinaj, nga Rexhina Group, Vlorë, do të jetë pjesë e Episodit të V-të të “Think Big”.
Rikthehemi sërish në të njëjtin vend si një vit e gjysëm më parë. E nisëm këtë episod përpara pandemisë, pa e ditur goditjen e madhe që do merrte ekonomia në tërësi dhe turizmi me akomodimin në veçanti.
Nga bisedat para pandemisë me ekspertë të sektorit dhe aktorë të industrisë, viti 2020 pritej të ishte një boom në turizëm dhe hoteleri. Mirëpo ajo që ndodhi ishte diçka e rëndë, që e ndali këtë evolucion përkohesisht, për ta vazhduar sërish aty ku mbeti.
Për disa ishte e vështirë, për disa të tjerë më e lehtë, për disa mbase dhe fatale në termat e biznesit.
Nisur nga intervista me Z. Vasi Bedinaj, në këtë episod të ThinkBig, ne kemi mundur të kapim ndjesitë, sfidat dhe pritshmëritë që ekzistonin në këtë sektor para pandemisë, sa rëndë u godit dhe si u përball me pandeminë, për të ardhur në ditët e sotme e për t'u njohur nga afër me mënyrën se si po rimëkëmbet.
#Ndiqni ThinkBig, të enjten, më 29 korrik 2021, ora 20:15, premierë në kanalin e Youtube dhe Watch Party në Facebook Live.
#ThinkBig #Episode5 #Tourism #Pandemic #Challenges #Market #Expectations #ReginaGroup #Vlora

ThinkBIG Newsletter
Çdo javë: momentet më të mira nga podcasti, mësimet e të ftuarve dhe njoftimet e para për eventet ThinkBIG.