ThinkBIG Show | 25 prill 2019
Emisioni “Think Big” është një program i ri mediatik i Business Magazine Albania, i cili ka si mision të informojë dhe edukojë të rinjtë me mundësitë për karrierë, me vlerat e profesioneve, dhe të promovojë kulturën e sipërmarrjes në shoqërinë tonë.
Është një emision ndryshe nga të tjerët, sepse në fokus do të jenë të rinjtë dhe mundësitë e tyre të karrierës në Shqipëri. Në fokus është të jetë informues, edukues, si dhe frymëzues për të rinjtë që do kemi në audiencën tonë pasi ftohen sipërmarrës të rinj, ekspertë të fushave dhe modele suksesi. Të gjithë të ftuarit ndajnë me ne eksperiencat, këshillat dhe historitë personale se si kanë arritur sukses në karrierën e tyre.
Personazhet pjesë e emisioneve do të japin:
• Këshillat e tyre për karrierën dhe për vlerat e profesioneve. • Informacion rreth aftësive që do t’u duhen të rinjve për të arritur sukses në fushën e tyre. • Mundësi për të rinjtë si: trajnime, internship, vende pune, etj.
“Think Big” është një cikël emisionesh (12 emisione) dhe do të prezantojë sipërmarrës dhe ekspertë nga fushat kryesore të biznesit që janë në vendin tonë. Synimi është të informohen të rinjtë me mundësitë për karrierë, me trendet dhe me profesionet e reja që mund të ndjekin në Shqipëri. Fushat në fokus janë: teknologji, turizëm, agroturizmit, shërbime, bizneset sociale, ndërmjetësimi, prodhimi, etj).
Informohu më shumë në: http://thinkbig.businessmag.al/ ose www.businessmag.al

ThinkBIG Newsletter
Çdo javë: momentet më të mira nga podcasti, mësimet e të ftuarve dhe njoftimet e para për eventet ThinkBIG.