Think Big vjen në episodin e radhës me CardoAI
By Business Magazine
Në këtë episod do të gjeni pasqyrimin e një modeli të zhvillimit të një biznesi të suksesshëm teknologjik që operon në 3 shtete. Në emision flasin drejtuesit e kompanisë CardoAI, të cilët na tregojnë rrugëtimin e tyre, fillesat dhe strategjitë e përdorura në drejtimin e një kompanie që ka dhjetëra të punësuar dhe krijon produkte teknologjike për një treg global. CardoAI dhjetorin e kaluar është përgjedhur si Startupi i vitit për 2020. Por jo vetëm kaq, rezulton se kompania ka marrë shumë çmime në kompeticione ndërkombëtare.
More EpisodesFUTURE2TECH 2024 - Intervista ne Media Zone me Edmond Ulqinaku ( SoftGenia)
By Business Magazine
Në konferencën FUTURE2TECH 2024, Edmond Ulqinaku, themeluesi i kompanisë SoftGenia, dha një intervistë ekskluzive në Media Zone. Gjatë intervistës, Ulqinaku ndau vizionin e tij për të ardhmen e teknologjisë dhe inovacionet që SoftGenia po sjell në tregun e software-it. Diskutimi u fokusua në rolin e inteligjencës artificiale, zhvillimet në fushën e automatizimit dhe mundësitë për përmirësimin e bizneseve përmes zgjidhjeve teknologjike të personalizuara. Ai gjithashtu diskutoi për rëndësinë e bashkëpunimit të fortë mes industrisë dhe universiteteve për të nxitur talentet e reja dhe zhvillimin teknologjik në Shqipëri.
More Episodes