Bëj Diferencën - Episodi 5-të me Altin Prengën (Mrizi i Zanave)
By Business Magazine
Ai ishte vetëm 15 vjec kur emigroi në Itali dhe puna e parë e tij ishte pjatalarës. Por, pikërisht ky profesion që ai nisi të bënte përcaktoi rrugën e tij drejt suksesit. Tashmë, ai po drejton një nga restorantet më të famshme në Shqipëri ku turistë nga gjithë bota po vijnë për ta vizituar atë. Ai është Altin Prenga, dhe restoranti tij Mrizi i Zanave. Dashuria për vendlindjen, pasioni, kreativiteti dhe puna e palodhur e tij bëri që ta transformonte në një pikë të mrekullueshme turistike fshatin Fishtë dhe të zhvilloi ekonominë e të gjithë zonës përreth. Le ta zbulojmë së bashku historinë e bukur të Altin Prengës dhe Mrizit të Zanave.
More EpisodesThinkBig per turizmin, me Vasil Bedinaj, Regina Group, Vlore
By Business Magazine
Miq të ThinkBig, do të takohemi sërish të enjten, më 29 korrik, me episodin e 5-të për këtë sezon, ku do të sjellim për ju një intervistë mjaft interesante nga industria e turizmit dhe akomodimit, me z. @Vasil Bedinaj, nga Rexhina Group, Vlorë. E veçanta e këtij episodi është fakti se e nisëm një vit e gjysëm më parë, por u desh ta ndërprisnim për shkak të Covid 19-të, i cili nuk la në mes vetëm këtë episod por edhe ndjesitë, sfidat dhe pritshmëritë që ekzistonin në këtë sektor para pandemisë. Pas 1 viti e gjysëm, do të rikthehemi sërish aty ku e lam bisedën me z. Bedinaj, për t'ju njohur pikërisht me pritshmëritë e sipërpërmendura, sfidat dhe përballja me pandeminë, e për të ardhur gradualisht në ditët e sotme, ku siç duket, gjithçka po rimëkëmbet në këtë sektor.
More Episodes