ThinkBIG | Fuqia e inovacionit ne Bankë! (Ep.2)
By Business Magazine
Në episodin e dytë për këtë sezon të ThinkBIG, ne do të jemi brenda njërës prej bankave më të mëdha në vend dhe në rajon, me një histori më shumë se 100-vjeçare në mbarë botën dhe 17 vjet në Shqipëri. Përfaqësuesit e Raiffeisen Bank Albania do të na tregojnë për inovacionin, produktet e reja dhe rolin e saj në ekonominë dixhitale.
More EpisodesThinkBIG me SIVIG (Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group)
By Business Magazine
Në këtë episod të #ThinkBig ju prezantojmë tregun e sigurimeve. Zhvillimin në këtë industri, veçanërisht pas pandemisë. Në këtë episod do të diskutojmë me përfaqësuesit e Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, të cilët do të na tregojnë qasjen e tyre si dhe strategjitë që përdorin për të menaxhuar një nga industritë më të rëndësishme në jetët tona. Trajtojmë pyetje të tilla si: Si funksionon kjo industri? Pse erdhi në jetë? Kush ishin pionierët e parë në këtë treg, etj.?
More EpisodesEasy Pay Albania sjell sfidat dhe sukseset në Think Big
By Business Magazine
Themeluar në vitin 2010 duke qenë Aplikacioni i parë i pagesave online, EasyPay tashmë është në një fazë tjetër zhvillimi. Aktualisht përfaqëson një nga kompanitë më në zë të sektorit Fintech dhe pagesave digjitale nëpërmjet mobile në Shqipëri. Gjatë këtij takimi do të mund të kuptoni se cila është dinamika dhe çfarë ndodh pas një pagese online. Në këtë episod do të kuptojmë më shumë se si është të ndërtosh një vizion ambicioz, me ritmin e një startupi dhe themelet e një kompanie inovative në një rrugëtim përtej të zakonshmes.
More EpisodesFUTURE2TECH 2024 - Interviste me Dritan Meminaj (Master IT)
By Business Magazine
FUTURE2TECH 2024 - Në një tjetër intervistë ekskluzive në Media Zone, kemi kënaqësinë të bisedojmë me Dritan Meminaj, përfaqësues i Master IT, një kompani lider në fushën e teknologjisë së informacionit. Në këtë intervistë, Dritani ndan perspektivat e tij mbi zhvillimet më të fundit teknologjike dhe rolin që Master IT luan në transformimin dixhital në Shqipëri dhe më gjerë. Ai diskuton për përparësitë e teknologjisë së re, rëndësinë e trajnimeve për profesionistët e IT-së dhe mundësitë e pafundme që teknologjia sjell për bizneset dhe individët. Kjo bisedë ofron një pasqyrë të thelluar mbi tendencat më të fundit në IT dhe inovacion, dhe mbi mënyrën se si Master IT është në ballë të ofrimit të zgjidhjeve moderne teknologjike, duke u përqendruar në zhvillimin e aftësive të qëndrueshme dhe inovative për të rinjtë dhe profesionistët në Shqipëri.
More EpisodesFUTURE2TECH - Interviste me Marjana Murja (Logical)
By Business Magazine
Në konferencën FUTURE2TECH 2024, Marjana Murja, CEO e kompanisë Logical, dha një intervistë të vlefshme në Media Zone. Gjatë intervistës, ajo diskutoi për inovacionet që Logical po sjell në fushën e teknologjisë së informacionit dhe shërbimeve digjitale. Murja ndau përvojën e saj në krijimin e zgjidhjeve teknologjike që ndihmojnë bizneset të përshtaten me transformimin digjital dhe të përmirësojnë operacionet e tyre. Ajo foli gjithashtu për sfidat me të cilat përballen ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në epokën dixhitale dhe rolin që Logical luan në mbështetjen e tyre përmes teknologjive inovative dhe strategjive të personalizuara për sukses afatgjatë.
More EpisodesFUTURE2TECH 2024 - Intervista ne Media Zone me Elert Soja (NOA)
By Business Magazine
Në këtë intervistë në FUTURE2TECH 2024, Elert Soja (NOA) diskuton rëndësinë e partneriteteve strategjike, ofertave inovative dhe investimeve të zgjuara për të siguruar suksesin dhe rritjen e kompanisë në një treg të fuqishëm dhe konkurrues.
More EpisodesFUTURE2TECH 2024 - Intervista ne Media Zone me Jonida Kellezi (EasyPay)
By Business Magazine
Në intervistën e saj në FUTURE2TECH 2024, Jonida Kellezi (EasyPay) diskuton strategjitë e marketingut të orientuara nga klientët, ndikimin e open banking në sektorin financiar dhe rëndësinë e partneriteteve inovative për institucionet financiare që të mbeten konkurruese.
More EpisodesFUTURE2TECH 2024 - Intervista ne Media Zone me Erinda Ropi (ProCredit Bank)
By Business Magazine
Në intervistën e saj në FUTURE2TECH 2024, Erinda Ropi (ProCredit Bank) diskuton evoluimin e shërbimeve të bankingut online dhe përparësitë e teknologjive si Google Pay në lehtësimin e pagesave të sigurta dhe të shpejta për klientët.
More Episodes