Ndiq Pasionin - Episodi 1 "Think Big" me Valbona Begollin
By Business Magazine
Emisioni “Think Big” është një program mediatik i Business Magazine Albania, i cili ka si mision të informojë dhe edukojë të rinjtë me mundësitë për karrierë, me vlerat e profesioneve, dhe të promovojë kulturën e sipërmarrjes në shoqërinë tonë. Është një emision ndryshe nga të tjerët, sepse në fokus do të jenë të rinjtë dhe mundësitë e tyre të karrierës në Shqipëri. Në fokus është të jetë informues, edukues, si dhe frymëzues për të rinjtë që do kemi në audiencën tonë pasi ftohen sipërmarrës të rinj, ekspertë të fushave dhe modele suksesi. Të gjithë të ftuarit ndajnë me ne eksperiencat, këshillat dhe historitë personale se si kanë arritur sukses në karrierën e tyre.
More EpisodesPuno për ëndrrën tënde – Episodi 3-të me Albi Zhulalin
By Business Magazine
Puno çdo ditë për të bërë ëndrrat e tua realitet dhe krijo një skuadër që ndjek shëmbullin tënd.” Kjo është këshilla e një sipërmarresi të ri shqiptar, i cili ka fituar një mundësi investimi me vlerë 2 milion $ për biznesin e tij. Ende pa mbushur 30 vjec, ai po drejton biznesin në tre shtete. Në Shqiperi, Itali, dhe në Amerikë. Sot, bashkë me skuadrën e tij, ai po punon për një ëndërr edhe më të madhe, me një vizion edhe më te gjerë global. Ai është drejtuesi i kompanise Softmogul, Albi Zhulali.
More EpisodesBëj Diferencën - Episodi 5-të me Altin Prengën (Mrizi i Zanave)
By Business Magazine
Ai ishte vetëm 15 vjec kur emigroi në Itali dhe puna e parë e tij ishte pjatalarës. Por, pikërisht ky profesion që ai nisi të bënte përcaktoi rrugën e tij drejt suksesit. Tashmë, ai po drejton një nga restorantet më të famshme në Shqipëri ku turistë nga gjithë bota po vijnë për ta vizituar atë. Ai është Altin Prenga, dhe restoranti tij Mrizi i Zanave. Dashuria për vendlindjen, pasioni, kreativiteti dhe puna e palodhur e tij bëri që ta transformonte në një pikë të mrekullueshme turistike fshatin Fishtë dhe të zhvilloi ekonominë e të gjithë zonës përreth. Le ta zbulojmë së bashku historinë e bukur të Altin Prengës dhe Mrizit të Zanave.
More EpisodesThinkBIG Vasil Naci | Ep.1
By Business Magazine
Njeriu që ka krijuar një nga kompanitë e para të distribucionit në Shqipëri në vitin 1991 në një moshë fare të re. Kompani e cila ka prezantuar në Shqipëri një sërë markash prestigjioze në fushën e ushqimit dhe pijeve dhe i ka sjellë ato në çdo cep të vendit, në çdo shtëpi dhe çdo familje. Sipërmarrësi dhe historia e tij drejt zhvillimit të biznesit dhe fiksimi i tij i vazhdueshëm për rritjen personale dhe profesionale. Rritjen dhe Lidershipin i ka bërë pjesë të rutinës së tij personale dhe të mijëra njerëzve që punojnë në kompaninë e tij apo bashkëpunojnë në njëfarë mënyrë me AgnaGroup. Çfarë bën ai për të qëndruar me bizneset e tij në majë të renditjeve të suksesshme. Në këtë transmetim, do të bëjmë një udhëtim brenda ambienteve të Agna-s, për të vështruar nga afër dhe për të zbuluar se si është një ditë në jetën e një kompanie të këtij dimensioni. Dhe do të përjetojmë një pjesëz të vogël me këshilla mbi vlerat, kulturën e organizatës dhe lidershipin!
More EpisodesThinkBIG me SIVIG (Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group)
By Business Magazine
Në këtë episod të #ThinkBig ju prezantojmë tregun e sigurimeve. Zhvillimin në këtë industri, veçanërisht pas pandemisë. Në këtë episod do të diskutojmë me përfaqësuesit e Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, të cilët do të na tregojnë qasjen e tyre si dhe strategjitë që përdorin për të menaxhuar një nga industritë më të rëndësishme në jetët tona. Trajtojmë pyetje të tilla si: Si funksionon kjo industri? Pse erdhi në jetë? Kush ishin pionierët e parë në këtë treg, etj.?
More EpisodesThink Big vjen në episodin e radhës me CardoAI
By Business Magazine
Në këtë episod do të gjeni pasqyrimin e një modeli të zhvillimit të një biznesi të suksesshëm teknologjik që operon në 3 shtete. Në emision flasin drejtuesit e kompanisë CardoAI, të cilët na tregojnë rrugëtimin e tyre, fillesat dhe strategjitë e përdorura në drejtimin e një kompanie që ka dhjetëra të punësuar dhe krijon produkte teknologjike për një treg global. CardoAI dhjetorin e kaluar është përgjedhur si Startupi i vitit për 2020. Por jo vetëm kaq, rezulton se kompania ka marrë shumë çmime në kompeticione ndërkombëtare.
More EpisodesThinkBig per turizmin, me Vasil Bedinaj, Regina Group, Vlore
By Business Magazine
Miq të ThinkBig, do të takohemi sërish të enjten, më 29 korrik, me episodin e 5-të për këtë sezon, ku do të sjellim për ju një intervistë mjaft interesante nga industria e turizmit dhe akomodimit, me z. @Vasil Bedinaj, nga Rexhina Group, Vlorë. E veçanta e këtij episodi është fakti se e nisëm një vit e gjysëm më parë, por u desh ta ndërprisnim për shkak të Covid 19-të, i cili nuk la në mes vetëm këtë episod por edhe ndjesitë, sfidat dhe pritshmëritë që ekzistonin në këtë sektor para pandemisë. Pas 1 viti e gjysëm, do të rikthehemi sërish aty ku e lam bisedën me z. Bedinaj, për t'ju njohur pikërisht me pritshmëritë e sipërpërmendura, sfidat dhe përballja me pandeminë, e për të ardhur gradualisht në ditët e sotme, ku siç duket, gjithçka po rimëkëmbet në këtë sektor.
More EpisodesSTARTUP LIFE IN ALBANIA: DUPRON DHE POK | EPISODI 1
By Business Magazine
Në episodin e parë do të kemi dy startup-et “DuPron” dhe "POK RPay". Ky program mbështetet nga ministria e Mbështetjes për Sipërmarrjen dhe u realizua nga businessmag.al dhe AlbaniaTech.
More EpisodesSTARTUP LIFE IN ALBANIA: SKAITECH DHE LekoTech | EPISODI 2
By Business Magazine
Në episodin e dytë do të kemi dy startup-et “SKAITECH” dhe "LekoTech". Ky program mbështetet nga Ministria e Mbështetjes për Sipërmarrjen dhe u realizua nga Businessmag.al dhe AlbaniaTech.
More EpisodesSTARTUP LIFE IN ALBANIA: Laconics & A.L.S Consulting | EPISODI 3
By Business Magazine
Në episodin e tretë do të kemi dy startup-et “Laconics” dhe "A.L.S Consulting". Ky program mbështetet nga Ministria e Mbështetjes për Sipërmarrjen dhe u realizua nga Businessmag.al dhe AlbaniaTech.
More EpisodesSTARTUP LIFE IN ALBANIA: Archigames & Frut'za | EPISODI 4
By Business Magazine
Në episodin e katërt do të kemi dy startup-et “Archigames” dhe "Frut'za". Ky program mbështetet nga Ministria e Mbështetjes për Sipërmarrjen dhe u realizua nga Businessmag.al dhe AlbaniaTech.
More EpisodesSTARTUP LIFE IN ALBANIA: Albadron & XOEN | EPISODI 6
By Business Magazine
Në episodin e gjashtë do të kemi dy startup-et “Albadron” dhe "XOEN". Ky program mbështetet nga Ministria e Mbështetjes për Sipërmarrjen dhe u realizua nga Businessmag.al dhe AlbaniaTech.
More EpisodesSTARTUP LIFE IN ALBANIA: Commercey & Artizanët Vau Dejës | EPISODI 7
By Business Magazine
Në episodin e shtatë do të kemi dy startup-et “Commercey” dhe "Artizanët Vau Dejës". Ky program mbështetet nga Ministria e Mbështetjes për Sipërmarrjen dhe u realizua nga Businessmag.al dhe AlbaniaTech.
More EpisodesSTARTUP LIFE IN ALBANIA: 3DSKAI & DigitSapiens | EPISODI 5
By Business Magazine
Në episodin e pestë do të kemi dy startup-et “3DSKAI” dhe "DigitSapiens". Ky program mbështetet nga Ministria e Mbështetjes për Sipërmarrjen dhe u realizua nga Businessmag.al dhe AlbaniaTech.
More EpisodesSTARTUP LIFE IN ALBANIA: Spontan Creative Media & Akademi.al | EPISODI 8
By Business Magazine
Në episodin e tetë do të kemi dy startup-et “Spontan Creative Media” dhe "Akademi.al". Ky program mbështetet nga Ministria e Mbështetjes për Sipërmarrjen dhe u realizua nga Businessmag.al dhe AlbaniaTech.
More EpisodesBusiness date, me presidentin e CCBS Luca Busi
By Business Magazine
Në “Business Date”, rubrikën më të re të Businessmag.al, z. Luca Busi, Presidenti i Coca-Cola Bottling Shqipëri, vjen me një intervistë ekskluzive, plot energji të grumbulluar nga sporti dhe drejtimi i biznesit. Z. Busi flet në këtë intervistë për fillimet e këtij investimi rreth 30-vite më parë në vendin tonë, për elementet e menaxhimnit të një sipërmarrjeje, kompetencat e kërkuara në përballjet dhe sfidat e tregut, industrisë dhe konkurrencën. Ai ndan me ne emocionet, nismat green, sfidën me pandeminë, dhe gjithçka tjetër në një intervistë të jashtëzakonshme.
More EpisodesFUTURE2TECH 2024 - Intervista ne Media Zone me Efe Aksoy (Red Panda Interactive)
By Business Magazine
Në intervistën e tij në FUTURE2TECH 2024, Igli Gjelishti (dev.al) diskuton strategjitë e marketingut për produktet e reja, rëndësinë e feedback-ut të klientëve dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet kompanive për të nxitur inovacionin dhe përmirësuar produktet.
More EpisodesFUTURE2TECH 2024 - Intervista ne Media Zone me Blerina Guga ( Junior Achievement of Albania)
By Business Magazine
FUTURE2TECH 2024 - Në kuadër të këtij eventi të jashtëzakonshëm teknologjik, Media Zone ka kënaqësinë të sjellë një intervistë ekskluzive me Blerina Guga, përfaqësuese e Junior Achievement of Albania. Në këtë intervistë, Blerina ndan eksperiencën dhe vizionin e saj për rolin e edukimit në teknologji dhe inovacion në Shqipëri. Ajo diskuton rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në iniciativa teknologjike dhe nxitjen e sipërmarrjes që nga një moshë e re, përmes programeve që zhvillojnë aftësitë e tyre të të menduarit kritik dhe kreativ. Kjo intervistë përmban perspektiva të rëndësishme për të ardhmen e teknologjisë dhe sipërmarrjes në vend, duke nxjerrë në pah rolin thelbësor që Junior Achievement luan në formimin e brezave të rinj për një të ardhme më të ndritur në ekonomi dhe inovacion.
More EpisodesFUTURE2TECH 2024 - Intervista ne Media Zone me Chirica-Orhei Delia (Engineering Albania)
By Business Magazine
FUTURE2TECH 2024 - Në intervistën e radhës në Media Zone, kemi kënaqësinë të bisedojmë me Chirica-Orhei Delia, përfaqësuese e Engineering Albania, një kompani lider në zgjidhjet inxhinierike dhe teknologjike. Delia ndan me audiencën vizionin dhe përvojën e saj mbi rolin e inxhinierisë në epokën dixhitale dhe ndikimin e teknologjisë në përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin ekonomik në Shqipëri. Në këtë intervistë, ajo diskuton mbi mundësitë e mëdha që teknologjia sjell për inxhinierinë, sfidat e adoptimit të teknologjive të reja dhe rëndësinë e inovacionit në ndërtimin e të ardhmes. Engineering Albania po luan një rol kyç në zbatimin e zgjidhjeve të avancuara inxhinierike, dhe intervista ofron një pasqyrë të qartë mbi përpjekjet e tyre për të çuar përpara zhvillimin e sektorëve kryesorë të industrisë dhe teknologjisë në Shqipëri.
More EpisodesFUTURE2TECH 2024 - Intervista ne Media Zone me Erind Bedalli (Virtus Excellence Training Centre )
By Business Magazine
FUTURE2TECH 2024 - Në këtë intervistë ekskluzive në Media Zone, kemi nderin të bisedojmë me Erind Bedalli, përfaqësues i Virtus Excellence Training Centre. Erindi ndan eksperiencën dhe përkushtimin e tij ndaj trajnimit dhe zhvillimit profesional në fushën e teknologjisë dhe sipërmarrjes. Ai thekson rëndësinë e edukimit cilësor dhe vazhdueshmërisë në përmirësimin e aftësive teknologjike për të rinjtë dhe profesionistët që synojnë të jenë liderë në sektorët e tyre. Gjatë intervistës, Erind Bedalli diskuton mbi rolin që Virtus Excellence Training Centre luan në krijimin e mundësive të reja për ata që duan të avancojnë karrierën e tyre, duke ofruar trajnime të specializuara dhe programe inovative për zhvillim personal dhe profesional. Kjo intervistë është një burim frymëzimi për ata që kërkojnë të investojnë në edukimin dhe të ardhmen e tyre në një botë gjithnjë e më teknologjike.
More EpisodesFUTURE2TECH 2024 - Intervista ne Media Zone me Brunilda Cuko (DPPI)
By Business Magazine
FUTURE2TECH 2024 - Në një tjetër intervistë të veçantë në Media Zone, kemi kënaqësinë të bisedojmë me Brunilda Cuko, përfaqësuese e DPPI (Digital Project and Process Improvement). Brunilda ndan me ne eksperiencën dhe njohuritë e saj mbi përmirësimin e proceseve dixhitale dhe mënyrën se si inovacionet teknologjike po transformojnë proceset e punës në sektorë të ndryshëm. Në këtë intervistë, ajo thekson rëndësinë e dixhitalizimit për përmirësimin e efikasitetit dhe produktivitetit në bizneset moderne. DPPI luan një rol të rëndësishëm në zbatimin e zgjidhjeve të përparuara teknologjike që ndihmojnë organizatat të përballojnë sfidat e kohës moderne dhe të përmirësojnë performancën e tyre operacionale. Kjo intervistë ofron një perspektivë të çmuar për të gjithë ata që janë të interesuar në adoptimin e teknologjive të reja për të transformuar bizneset dhe proceset e tyre.
More EpisodesFUTURE2TECH 2024 - Intervista ne Media Zone me Edmond Ulqinaku ( SoftGenia)
By Business Magazine
Në konferencën FUTURE2TECH 2024, Edmond Ulqinaku, themeluesi i kompanisë SoftGenia, dha një intervistë ekskluzive në Media Zone. Gjatë intervistës, Ulqinaku ndau vizionin e tij për të ardhmen e teknologjisë dhe inovacionet që SoftGenia po sjell në tregun e software-it. Diskutimi u fokusua në rolin e inteligjencës artificiale, zhvillimet në fushën e automatizimit dhe mundësitë për përmirësimin e bizneseve përmes zgjidhjeve teknologjike të personalizuara. Ai gjithashtu diskutoi për rëndësinë e bashkëpunimit të fortë mes industrisë dhe universiteteve për të nxitur talentet e reja dhe zhvillimin teknologjik në Shqipëri.
More EpisodesFUTURE2TECH 2024 - Intervista ne Media Zone me Armand Agolli (ATOM Computers )
By Business Magazine
Në kuadër të eventit FUTURE2TECH 2024, Armand Agolli, drejtori ekzekutiv i ATOM Computers, dha një intervistë interesante në Media Zone. Gjatë bisedës, Agolli ndau perspektivat e tij mbi inovacionet e fundit në fushën e teknologjisë së kompjuterave dhe transformimin dixhital. Ai foli për përparimet e ATOM Computers në krijimin e sistemeve të avancuara kompjuterike që adresojnë nevojat e bizneseve për performancë dhe siguri të lartë. Intervista preku gjithashtu sfidat e tregut në epokën e post-pandemisë dhe rëndësinë e zhvillimit të teknologjive të qëndrueshme që kontribuojnë në një të ardhme më të gjelbër.
More EpisodesFUTURE2TECH - Interviste me Marjana Murja (Logical)
By Business Magazine
Në konferencën FUTURE2TECH 2024, Marjana Murja, CEO e kompanisë Logical, dha një intervistë të vlefshme në Media Zone. Gjatë intervistës, ajo diskutoi për inovacionet që Logical po sjell në fushën e teknologjisë së informacionit dhe shërbimeve digjitale. Murja ndau përvojën e saj në krijimin e zgjidhjeve teknologjike që ndihmojnë bizneset të përshtaten me transformimin digjital dhe të përmirësojnë operacionet e tyre. Ajo foli gjithashtu për sfidat me të cilat përballen ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në epokën dixhitale dhe rolin që Logical luan në mbështetjen e tyre përmes teknologjive inovative dhe strategjive të personalizuara për sukses afatgjatë.
More EpisodesFUTURE2TECH 2024 - Intervista ne Media Zone me Fatjona Murati (Cancri Marketing)
By Business Magazine
Në një intervistë me Fatjona Murati nga Cancri Marketing në FUTURE2TECH 2024, diskutimet u fokusuan në integrimin e inteligjencës artificiale në marketing dhe sfidat e përballuara gjatë adoptimit të saj. Ngjarja nxori në pah interesin dhe optimizmin në rritje të bizneseve për teknologjinë e AI, pavarësisht disa skepticizmave. Biseda preku gjithashtu rëndësinë e përshtatjes me tendencat e reja për të qëndruar konkurrues në industri. **Përmbledhje e Detajuar për [FUTURE2TECH 2024 - Intervista në Media Zone me Fatjona Murati (Cancri Marketing)](https://www.youtube.com/watch?v=_4WrB6PrXCM&list=PLishkgKMSKnRQwGA09CTIdigaCK_7VhtE&index=13) nga [Monica](https://monica.im)** - **[00:09](https://www.youtube.com/watch?v=_4WrB6PrXCM&list=PLishkgKMSKnRQwGA09CTIdigaCK_7VhtE&index=13&t=9.61)**: Videoja përmban një intervistë me Fatjona Murati ku diskutohet ndikimi i inteligjencës artificiale në marketing dhe biznes në vitin 2024, duke theksuar rëndësinë e përshtatjes me teknologjitë dhe tendencat e reja. - Hyrje mbi temën e trendeve të ardhshme në marketing. - Diskutim për rolin e inteligjencës artificiale në formësimin e strategjive të marketingut. - Të dhëna mbi dinamikën aktuale të tregut dhe rëndësinë e administratës publike në biznes. - Reflektim mbi pritshmëritë për të ardhmen dhe ndryshimet e vëzhguara në peizazhin e biznesit. - **[01:58](https://www.youtube.com/watch?v=_4WrB6PrXCM&list=PLishkgKMSKnRQwGA09CTIdigaCK_7VhtE&index=13&t=118.36)**: Kjo video përmban një intervistë me Fatjona Murati që diskuton sfidat dhe mundësitë në fushën e inteligjencës artificiale (AI) në Kosovë, si dhe rëndësinë e përshtatjes me kërkesat e tregut. - Fatjona flet për krijimin e kontakteve dhe bashkëpunimeve në sektorin e AI. - Ajo përshkruan sfidat me të cilat përballet industria e AI-së dhe gjendjen aktuale të tregut. - Biseda prek përqindjen e ulët të adoptimit të AI-së në Kosovë, duke nënvizuar nevojën për rritje. - Fatjona thekson praninë e pikëpamjeve optimiste dhe skeptike lidhur me të ardhmen e AI-së. - Ajo përfundon me një thirrje për industrinë që të ecë në hap me tendencat globale në zhvillimin e AI. - **[03:51](https://www.youtube.com/watch?v=_4WrB6PrXCM&list=PLishkgKMSKnRQwGA09CTIdigaCK_7VhtE&index=13&t=231.599)**: Intervista fokusohet në rëndësinë e marketingut dhe rolin e inteligjencës artificiale në strategjitë e biznesit, duke theksuar qasje inovative dhe përvojat personale në industri. - Diskutim mbi rëndësinë e formulimit të strategjive efektive të marketingut. - Eksplorim se si platformat mund të fuqizojnë bizneset për të organizuar përpjekjet e tyre të marketingut. - Folësi ndan njohuri dhe përvoja personale që formësojnë perspektivën e tij mbi marketingun. - Përmendje e ndikimit të inteligjencës artificiale në media dhe strategjitë e marketingut. - Reflektim mbi përvojat e para në panaire dhe rëndësinë e tyre në industri. - **[05:48](https://www.youtube.com/watch?v=_4WrB6PrXCM&list=PLishkgKMSKnRQwGA09CTIdigaCK_7VhtE&index=13&t=348.84)**: Në këtë intervistë, Fatjona Murati diskuton rëndësinë e angazhimit në biznes, sfidat e përballuara dhe rolin e rrjeteve sociale në promovimin e rritjes dhe lidhjes. - Hyrje mbi rëndësinë e pjesëmarrjes në biznes. - Diskutim mbi sfidat me të cilat përballen individët dhe rëndësinë e kapërcimit të tyre. - Theksim mbi rolin e rrjeteve sociale në rritjen e dukshmërisë dhe angazhimit të biznesit. - Inkurajim për shikuesit që të lidhen përmes platformave sociale dhe YouTube.
More EpisodesFUTURE2TECH 2024 - Intervista ne Media Zone me Elert Soja (NOA)
By Business Magazine
Në këtë intervistë në FUTURE2TECH 2024, Elert Soja (NOA) diskuton rëndësinë e partneriteteve strategjike, ofertave inovative dhe investimeve të zgjuara për të siguruar suksesin dhe rritjen e kompanisë në një treg të fuqishëm dhe konkurrues.
More EpisodesFUTURE2TECH 2024 - Intervista ne Media Zone me Gjergji Robo (Smartwork)
By Business Magazine
Në intervistën e tij në FUTURE2TECH 2024, Gjergji Robo (Smartwork) diskuton rëndësinë e sistemeve ERP inteligjente dhe konceptin inovativ të Resource Junior, që përfshin menaxhimin e burimeve të reja dhe nxit përfshirjen e punonjësve të rinj për një biznes më të qëndrueshëm dhe produktiv.
More EpisodesFUTURE2TECH 2024 - Intervista ne Media Zone me Gentjana Muça (Cyber Morfosis)
By Business Magazine
Në intervistën e saj në FUTURE2TECH 2024, Gentjana Muça (Cyber Morfosis) diskuton rolin e startup-eve në sigurinë kibernetike, sfidat me të cilat përballen dhe rëndësinë e aksesibilitetit global dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për rritjen ekonomike dhe inovacionin.
More EpisodesFUTURE2TECH 2024 - Intervista ne Media Zone me Jonida Kellezi (EasyPay)
By Business Magazine
Në intervistën e saj në FUTURE2TECH 2024, Jonida Kellezi (EasyPay) diskuton strategjitë e marketingut të orientuara nga klientët, ndikimin e open banking në sektorin financiar dhe rëndësinë e partneriteteve inovative për institucionet financiare që të mbeten konkurruese.
More EpisodesFUTURE2TECH 2024 - Intervista ne Media Zone me Sara Karaj (sCosmetics)
By Business Magazine
Në intervistën e saj në FUTURE2TECH 2024, Sara Karaj (sCosmetics) diskuton përparësitë e komercionit online, sfidat e logjistikës ndërkombëtare dhe rëndësinë e kozmetikës së qëndrueshme dhe organike për konsumatorët modernë.
More EpisodesFUTURE2TECH 2024 - Intervista ne Media Zone me Altin Vrusho (ISD - Infosoft Software Developer)
By Business Magazine
Në intervistën e tij në FUTURE2TECH 2024, Altin Vrusho (ISD - Infosoft Software Developer) diskuton zhvillimin e një reviste biznesi, rëndësinë e njohjes së tregut të softuerit, mundësitë ekonomike dhe përfshirjen e komunitetit lokal në suksesin e produkteve të reja.
More EpisodesFUTURE2TECH 2024 - Intervista ne Media Zone me Tajda Kumbulla (Pragmatic Software shpk)
By Business Magazine
Në intervistën e saj në FUTURE2TECH 2024, Tajda Kumbulla (Pragmatic Software shpk) diskuton tema të ndryshme që përfshijnë të ardhmen, inovacionet teknologjike, dhe sigurinë në biznes, të gjitha brenda një atmosfere të gjallë dhe angazhuese të krijuar nga muzika dhe qeshjet.
More EpisodesFUTURE2TECH 2024 - Intervista ne Media Zone me Igli Gjelishti (dev.al)
By Business Magazine
Në intervistën e tij në FUTURE2TECH 2024, Igli Gjelishti (dev.al) diskuton strategjitë e marketingut për produktet e reja, rëndësinë e feedback-ut të klientëve dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet kompanive për të nxitur inovacionin dhe përmirësuar produktet.
More Episodes